“Asnjë trokitje në qiell”, Namik Dokle promovon romanin e tij më të ri në Panairin e Librit

“Asnjë trokitje në qiell”, Namik Dokle promovon romanin e tij më të ri në Panairin e Librit

“Asnjë trokitje në qiell” është një roman modern, kur shkrimtari Namik Dokle parashtron sfidat e jetës së përditshme, përmes personazheve të tij. “Fabula që unë kam zgjedhur është fabula e shtatë personave që rastësisht janë gjendur në një shtëpi të vetme në një fshat të braktisur. Disa janë pjesëtarë të një familjeje. Dy të tjerë janë të panjohur. Djali i familjes është vrarë në një betejë dhe ka lënë porosi të varroset në fshatin e gjyshit”, u shpreh shkrimtari, Namik Dokle. Është dimri i ftohtë i fund dhjetorit-fillim janarit, kur protagonistët gjenden me sprovën e urisë, betejën e jetës dhe ndarjes nga jeta. “Atyre që janë shumë të varfër i themi pabuks, ndërsa kjo është varrbukëse, që ka mbetur pa njeri. Një ditë, duke ecur...