Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Uji i pijshëm i ambalazhuar/ KLSH ngre alarmin: Sistemi i kontrollit nuk garanton cilësi dhe siguri
Konsumi i ujit të pijshëm të ambalazhuar ka pësuar rritje vit pas viti por cilësia e tij nuk është e garantuar për qytetarët. Të paktën këtë konstaton raporti i fundit i Kontrollit ë Lartë të Shtetit që është ndalur në një auditim specifik për këtë segment. Konkretisht KLSH vlerëson se sistemi i ngritur nuk ka arritur të garantojë qytetarin për cilësinë e ujit të pijshëm të ambalazhuar që hidhet në treg. “Megjithëse konsumi i këtij produkti ka pësuar rritje të vazhdueshme çdo vit, institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre sa i përket kontrollit, monitorimit e analizimit të tij. Ndryshimet e kompetencave në strukturat shtetërore, kanë krijuar paqartësi në rolet dhe përgjegjësitë e tyre dhe kanë ndikuar në funksionimin e fragmentuar...