SHBA godet tjetër anije të dyshuar për trafik, katër viktima

SHBA godet tjetër anije të dyshuar për trafik, katër viktima

Forcat amerikane kanë goditur një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, duke vrarë të katër personat në bord. “Sulmi ndodhi në Karaibe dhe katër narko-terroristë u vranë, nuk ka të mbijetuar”, thanë autoritetet. Mediat e huaja shkruajnë se Pentagoni ende nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare mbi sulmin. Vërehet se që nga fillimi i shtatorit, forcat e armatosura amerikane kanë nisur sulme ajrore në Karaibe dhe Paqësor kundër anijeve që dyshohet se përdoren për trafik droge. Deri më sot, Uashingtoni ka marrë përgjegjësinë për 21 sulme që kanë vrarë 80 persona, përfshirë katër në sulmin e së martës. Sulmet amerikane ndaj anijeve të trafikimit të drogës janë të ligjshme dhe nuk e ekspozojnë personelin ushtarak të përfshirë ndaj rrezikut të ndjekjes penale, tha të Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së,...