Rritja e pensioneve, sa shtohet çdo muaj dhe kush përfiton më shumë, eksperti zbulon prapaskenat e buxhetit dhe…

Rritja e pensioneve, sa shtohet çdo muaj dhe kush përfiton më shumë, eksperti zbulon prapaskenat e buxhetit dhe…

Eksperti i ekonomisë, Kujtim Hoxha, ka komentuar në një studio televizive vendimin e qeverisë për rritjen e pensioneve dhe pagave që pritet të hyjë në fuqi në vitin 2026 dhe në vitet pasuese. Sipas tij, ndryshimet e parashikuara në projektbuxhetin e vitit 2026 nuk përbëjnë një rritje reale të të ardhurave për qytetarët, por një shtesë fikse që nuk lidhet me indeksimin e pensioneve. Hoxha thekson se shtesa mujore prej 600 deri në 1800 lekësh për pensionistët nuk mjafton për të përblekëuar inflacionin apo koston në rritje të jetesës. Ai e cilëson këtë masë më shumë si një veprim simbolik sesa si një zgjidhje afatgjatë për shtresat në nevojë. Ndërkohë, eksperti thekson se rritja e pagës minimale në 500 euro është një hap i nevojshëm,...