“Produktiviteti mbetet i ulët”/ Shefja e misionit të FMN për Shqipërinë, Weber: Ekonomia në rritje të shpejtë, por…

“Produktiviteti mbetet i ulët”/ Shefja e misionit të FMN për Shqipërinë, Weber: Ekonomia në rritje të shpejtë, por…

Shefja e misionit të FMN-së në Shqipëri, Anke Weber, prezantoi sot analizën mbi ecurinë e ekonomisë dhe financave shqiptare, duke shpalosur gjithashtu rekomandimet e Fondit për zhvillimin ekonomik të vendit. Weber theksoi se Shqipëria vazhdon të jetë një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Evropë, me një parashikim të rritjes reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 3% për 2025 dhe 2.6% për 2026. Sipas saj, ky ritëm nxitet kryesisht nga kërkesa e fuqishme e brendshme dhe një sektor turizmi i fortë. Sipas FMN-së, politika fiskale ka ndihmuar në uljen e borxhit të brendshëm, ndërsa inflacioni është stabilizuar nën objektiv si rezultat i politikës monetare. Sektori bankar mbetet i mirëbalancuar dhe me likuiditet të lartë, ndërkohë që disbalancat e jashtme janë tkurrur. Norma...