Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Dodikut “i ngrin buzëqeshja në fytyrë”, paralajmëron senatori amerikan, pse SHBA mund ta fusë sërish në “listën e zezë”
Marsela SHYTIA Milorad Dodik, lideri i Republika Srpska, ndodhet nën vëzhgimin e SHBA-së, që po monitoron me kujdes lëvizjet e tij politike dhe ato destabilizuese. I njohur për sjelljet e tij provokuese dhe shpesh të rrezikshme, Dodik mund të shohë sanksionet e SHBA-së të rivendosen, pasi veprimet e tij të fundit kanë ngritur shqetësime të mëdha në Uashington. Kjo mund të sjellë një kthim të mundshëm në “listën e zezë”, duke e goditur seriozisht si ekonomikisht, ashtu edhe politikisht. Siç theksoi së fundmi Senatori amerikan Chuck Grassley, asnjë veprim i Dodik nuk kalon pa u vëzhguar, ndërsa rreziku për një konfrontim të ri me fuqitë ndërkombëtare është gjithnjë e më i madh. Rivendosja e sanksioneve Në seancën e Senatit amerikan, Senatori Chuck Grassley shpjegoi se...