‘Miq të Ramaduros’, Berisha: Dje DASH shpalli organizatë terroriste me sanksione të thella vëllezërit Hysa

‘Miq të Ramaduros’, Berisha: Dje DASH shpalli organizatë terroriste me sanksione të thella vëllezërit Hysa

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat, ku komentoi zhvillimet ndërkombëtare dhe lidhjet e dyshuara kriminale që lidhen me Shqipërinë. Sipas Berishës, vëllezërit Hysa, të shpallur së fundmi organizatë terroriste me sanksione të thella nga autoritetet ndërkombëtare, janë miq të afërt dhe bashkëpunëtorë të kryeministrit Edi Rama, të cilin e etiketoi si “Noriega i Shqipërisë” ose “Ramaduro i Europës”. Berisha theksoi se sipas raportimeve botërore, “perandoria ekonomike” e këtyre individëve shtrihet në shumë vende, duke përfshirë Kanada, Itali dhe Shqipëri, me qindra biznese, kryesisht kazino dhe lojëra fati, që sipas tij përdoren për pastrimin e parave të kartelit. Ai përmendi si shembull restorantin “Mirela”, që mban emrin e bashkëshortes së njërit prej të dyshuarve, dhe që thuhet se ka transferuar...