Shqipëria pret Anglinë në ‘Air Albania’ më 16 nëntor, vendos drejtësi italiani Guida!

Shqipëria pret Anglinë në ‘Air Albania’ më 16 nëntor, vendos drejtësi italiani Guida!

Kombëtarja shqiptare e futbollit siguroi për herë të parë fazën play-off të një Kupe Bote. Kuqezinjtë e Sylvinhos fituan 0-1 në Andorra dhe do e mbyllin Grupin K në vendin e dytë, me Anglinë si kryesuese që e ka siguruar tashmë kreun dhe një biletë për në finalet e Kupës së Botës 2026.  Të diel në Tiranë kalendari përplas Shqipërinë me Anglinë në orën 18:00. Me dy skuadrat që i kanë siguruar objektivat, kjo sfidë luksi më shumë i ngjan një miqësoreje për tifozët, por jo për futbollistët dhe stafet.  Tanimë UEFA ka vendosur që në Tiranë të gjykojnë arbitrat nga Italia. Kryesori Marco Guida do mbështetet nga ndihmësit Giorgio Peretti, Alessio Berti dhe Simone Sozza. Në VAR do jenë Marco Di Bello dhe Valerio Marini.  Shqipëria dhe Anglia janë përballur shtatë herë më parë. Në të gjitha rastet ka fituar Anglia, ndërsa ne i kemi shënuar ‘Tre Luanëve’ vetëm një...