Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rama: Industria e sigurimeve, në sfidë të jashtëzakonshme. Harmonizim me standardet e BE
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Konferencën Vjetore të IAIS, Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve , deklaroi se bota po përjeton një periudhë sfidash të ndërlidhura, duke përfshirë ndryshimet klimatike, kërcënimet kibernetike dhe luhatjet e tregjeve globale, të cilat kërkojnë qasje të reja, novatore dhe gjithëpërfshirëse. Kryeministri paralajmëroi se pasojat e mosveprimit ndaj krizës klimatike po bëhen çdo ditë më të dukshme dhe më të kushtueshme, duke ndikuar ekonomitë dhe jetët e qytetarëve. Ai theksoi se industria e sigurimeve ndodhet përballë një sfide të jashtëzakonshme, ku duhet të marrë vendime të vështira për të transformuar rrezikun në rezistencë, përmes bashkëpunimit global dhe qasjeve të reja financiare. Rama nënvizoi se kërcënimet klimatike, pasiguritë financiare dhe ndërhyrjet kibernetike janë rreziqe të lidhura mes tyre:...