Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Në gjykatë për çdo akuzë”/ Tha se Gilmando Dani ishte badigardi i tij në fushatë, Gonxhja përgënjeshtron Berishën: 81-vjeç e s’tu zbardh…
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja ka përgenjeshtruar Sali Berishën për deklaratën se Gilmando Dani, që u vra në atentat pranë Aeroportit të Rinasit, kishte qenë bodyguard dhe financues i fushatës së tij. Berisha akuzoi se Dani ishte edhe krahu i djathtë i ish-ministrit Ervin Hoxha. Në një reagim në rrjete sociale, ministri thotë se deklarata e Berishës është një gënjeshtër dhe se Gilmando Danin nuk e njeh dhe as nuk e ka parë ndonjëherë dhe se emrin e tij e ka dëgjuar në lajme. Më tej, ministri e ironizon edhe për gafën që bëri teksa tha se Dani ishte krahu i djathtë i Ervin Salianjit. E paralajmëron gjithashtu se do të përballet në gjykatë me çdo akuzë publike që ka bërë. “Fake News. Lajm i Rremë. Gënjeshtra. Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truproje) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë – dhe që emrin e këtij...