Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Çfarë u gjet në banesën e 48-vjeçarit në Nikël dhe lidhja me atentatin në Rinas
Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në rrethin e Krujës, në kuadër të zbardhjes së autorëve dhe rrethanave të ngjarjes së 12 nëntorit 2025, e ndodhur pranë rrethrrotullimit të Rinasit. Gjatë kontrolleve të kryera në një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, u zbulua një arsenal të madh armësh, lëndësh plasëse dhe municionesh, përkatësisht: 3 kallëpë tritoli; 12 granata dore sulmuese; sasi lëndësh plasëse të gatshme për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë (mina); 3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë; 4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh; 6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm; 2 kg e 25 gramë cannabis. Pas gjetjeve të bëra, u shpall në kërkim pronari i banesës, 48-vjeçari Ylli Zalla....