U kapën me 2.2 kg kokainë në Tiranë, këta janë dy kushërinjtë e arrestuar

U kapën me 2.2 kg kokainë në Tiranë, këta janë dy kushërinjtë e arrestuar

Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të shpërndarjes së drogës, duke finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Hallka e parë”. Gjatë aksionit u sekuestruan 2 kilogramë e 235 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, ndërsa u arrestuan në flagrancë dy kushërinj, Armand Nela, 34 vjeç dhe Saimir Nela 31 vjeç. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka siguruar fotot e kushërinjve të arrestuar. Saimir Nela  Armand Nela Operacioni u zhvillua pas informacioneve operative se dy shtetas po transportonin kokainë me qëllim furnizimin e personave dhe grupeve që më pas e ndanin atë në doza për shitje në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku” të kryeqytetit. Policia identifikoi automjetin e dyshuar dhe e ndoqi atë deri te zona e quajtur “Treshi”, ku u bë ndalimi dhe kontrolli. Në bagazhin e mjetit u...