Xhaferri: Ai që firmos PPP në Kopshtin e Edenit refuzon të miratojë statusin e minatorit!

Xhaferri: Ai që firmos PPP në Kopshtin e Edenit refuzon të miratojë statusin e minatorit!

Nga Besart Xhaferri/ Në Komisionin e Ekonomisë patëm një dëgjesë me minatorët e Spaçit në Mirditë, që prej një muaji janë në protestë për paga dhe kushte më të mira pune. Është e turpshme braktisja që shteti shqiptar u ka bërë këtyre burrave, që përballen çdo ditë me vdekjen për t’iu çuar bukë fëmijëve të tyre në darkë. Kërkova që halli i këtyre burrave të jetë prioritet i punës në komisionin tonë, pasi kompania turke po i trajton si jetimë në vendin e tyre dhe kjo mund të ketë pasoja të rënda për palët, pasi konflikti mund të agravojë. Ndërkohë që kjo qeveri, që harxhon miliona euro për luks të shfrenuar, ka 12 vite që refuzon propozimin për miratimin e statusit të minatorit. Janë mijëra...