Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kina dhe kërkimi i përjetësisë, si po kthehet në biznes
Në Kinë, ëndrra e përjetësisë po kthehet në biznes. Start-up-et dhe qendrat kërkimore po investojnë në mënyra për të “tejkaluar kufijtë e natyrës”, nga kapsulat me ekstrakt fara rrushi, deri te spate luksoze në ishuj tropikalë dhe teknologji futuriste si shtypja 3D e organeve dhe ruajtja kriogjenike e trupit. Një shembull është kompania Lonvi Biosciences në Shenzhen, e cila prodhon “pilula të jetëgjatësisë” nga ekstraktet e farave të rrushit, që sipas studiuesve mund të stimulojnë rigjenerimin e qelizave të plakjes, të paktën tek minjtë. Drejtori i teknologjisë, Lyu Qinghua, deklaron se “në pak vjet askush nuk do të sëmuret më nga kanceri”. Por Lonvi nuk është e vetmja. SuperiorMed në Chengdu ofron një “spital të jetëgjatësisë” dhe seanca në “ishujt e pavdekësisë”, kurse Immortal Dragons në Singapor punon me...