Tragjike në New York, 41-vjeçari nga Kosova vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

Tragjike në New York, 41-vjeçari nga Kosova vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

Burim Havolli, 41-vjeç, një mbikëqyrës pallati me origjinë nga Kosova, humbi tragjikisht jetën në Brooklyn të Nju Jorkut pasi u sulmua nga një person që po tentonte të vidhte pako në hollin e ndërtesës ku ai punonte. Ngjarja ndodhi të mërkurën në mëngjes, pak pas orës 08:00, në një ndërtesë në Ocean Avenue, në zonën Flatbush. Policia u njoftua menjëherë dhe gjeti Havollin të plagosur rëndë në kokë. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings, ku fillimisht ndodhej në gjendje kritike, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Sipas fqinjëve, Havolli u sulmua teksa po përpiqej të ndalonte grabitësin e pakove. Banorët e zonës shprehën tronditjen e tyre, duke thënë se ai ishte shumë i respektuar në ndërtesë dhe se siguria në lagje...