Konferenca Vjetore e IAIS, Rama me batuta: Shpresoj që veshja ime të tregojë sa seriozisht e kam marrë këtë fjalim

Konferenca Vjetore e IAIS, Rama me batuta: Shpresoj që veshja ime të tregojë sa seriozisht e kam marrë këtë fjalim

Shqipëria mikpret një tjetër aktivitet prestigjioz ndërkombëtar, Konferencën Vjetore të IAIS (Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve), mbledhja më e madhe e mbikëqyrësve të sigurimeve, zhvillohet për herë të parë në rajonin e Ballkanit Kryeministri Edi Rame nisi fjalimin e tij me batuta, duke thënë ‘shpresoj që veshja ime ta tregojë sa seriozisht e kam marrë këtë fjalim’. “Shpresoj që veshja ime të tregojë sa seriozisht e kam marrë këtë fjalim. Në një botë që sa vjen është në rrezik e në një kohë ku e gjejmë veten të rrethuar nga më shumë rreziqe sesa kufij, ndryshimi i klimës, kërcënimet kibernetike, luhatja e tregjeve globale janë sfida që kërkojnë prej nesh zgjidhje inovatore. Dritarja për të për mbushur objektivat e klimës po mbyllet me shpejtësi....