‘Shaljani dhe Dani financues të fushatës së PS’, Berisha: Bandat dhe qeveria, janë një dhe e njëjta gjë

‘Shaljani dhe Dani financues të fushatës së PS’, Berisha: Bandat dhe qeveria, janë një dhe e njëjta gjë

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pas publikimit të detajeve të reja pas atentatit në Rinas ku u vra një person dhe një tjetër është në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të marra. Ai shpjegon në një mesazh në facebook se të dy personazhet që mbeten viktima të sulmit me armë kanë qenë financues të fushatës së ish ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe ministrit Blendi Gonxhja. “Në Shqipëri, kufiri mes bandës dhe qeverisë është zhdukur prej kohësh, janë një dhe e njëjta gjë!”, shkruan Berisha. Postimi: Është fakt se Muç Shaljani është financues i fushatës së Ervin Hoxhës, ndërsa Gilmando Dani badigard i Blendi Gonxhes! Në Shqipëri, kufiri mes bandës dhe qeverisë është zhdukur prej kohësh, janë një dhe e njëjta gjë!