Kërpudhat haluçinogjene mund të ndihmojnë në trajtimin e alkoolizmit

Kërpudhat haluçinogjene mund të ndihmojnë në trajtimin e alkoolizmit

Sipas një studimi të ri, kërpudhat haluçinogjene mund të përdoren për të trajtuar varësinë nga alkooli. Shkencëtarët thonë se një substancë psikedelike që gjendet te kërpudhat po shfaqet si trajtim i mundshëm për çrregullimet e lidhura me alkoolin. Studiues amerikanë zbuluan një mekanizëm te minjtë femra që shpjegon se si psilocina, përbërësi aktiv i kërpudhave, mund të ndihmojë në uljen e konsumit të alkoolit. Ekipi i udhëhequr nga dr. Sarah Magee dhe profesoreshë Melissa Herman në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill studioi nëse psilocina vepron mbi neuronet e amigdalës qendrore që lidhen me emocionet dhe stresin, për të ndryshuar sjelljen ndaj alkoolit. Profesoreshë Hermani theksoi se puna paraprake laboratorike është e nevojshme për të plotësuar boshllëqet në njohuritë mbi mënyrën si veprojnë...