Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Operacion blic pas atentatit në Rinas, kapen armë në Fushë-Krujë
Në vijim të hetimeve dhe kontrolleve për ngjarjen e rëndë pranë Rinasit, policia ka zbuluar një arsenal armësh në një banesë në Fushë Krujë. Bëhet fjalë për një automatik, një mitraloz, eksploziv, disa granata dhe municion, që u gjetën në një banesë në fshatin Zall, në zonën ku është fabrika e Çimentos, ku në momentin e kontrollit nuk kishte asnjë person. Arsenali i armëve është gjetur në distancë të afërt me vendin ku u dogj makina rreth 6 km distancë. Edhe pse policia ka dyshime se mund të ketë lidhje me autorët, por është ende herët për të dalë në konkluzione dhe po bëhen verifikime.