Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Atentati mafioz në Rinas/ Zbulohet një arsenal armësh në Nikël, shpallet në kërkim një person
Një arsenal armësh dhe minash është gjetur mëngjesin e kësaj të premte në zonën e Niklës në Fushë-Krujë. Mësohet se janë gjetur municione të ndryshme si armë automatikë, mitraloz, granata, fishekë të kalibrave te ndryshme, fitil zjarr përcjellës, granata si dhe lëndë plasëse të lidhura me celularë për shpërthime në distancë. Policia ka identifikuar një nga personat që posedonte këtë arsenal armësh dhe po punon për kapjen e tij. Ky arsenal zbulohet vetëm pak ditë pas atentatit të Rinas ku u vra Gilamdno Dani dhe u plagos punonjësi i AMP-së, Mustafa Shaljani (Sheqeri). Fill pas atentatit autorët dogjën makinën e përdorur në krim në Nikël të Fushë Krujës, prandaj ka dyshime se arsenali mund të ketë lidhje me ngjarjen.