Zgjohesh herët? Paralajmërojnë ekspertët: Nisja e punës përpara kësaj ore dëmton shëndetin afatgjatë

Zgjohesh herët? Paralajmërojnë ekspertët: Nisja e punës përpara kësaj ore dëmton shëndetin afatgjatë

Një studim ka treguar se nisja e punës para orës 8 të mëngjesit mund të duket si një mënyrë për të fituar kohë, por psikologë dhe ekspertë të gjumit paralajmërojnë se oraret shumë të hershme mund të shkaktojnë dëme të ndjeshme në shëndet dhe performancë. Sipas ekspertëve, shumica e njerëzve nuk janë biologjikisht të përgatitur për të filluar punën kaq herët. Sipas psikologes së gjumit Jessica Meers, ritmi cirkadian i shumicës së individëve favorizon zgjimin mes orës 7:00–8:00. Ajo shpjegon se nisja e punës më herët krijon “mospërputhje cirkadiane”, e cila ndikon negativisht në vëmendjen, reagimet dhe produktivitetin. Psikologia e punës Marie-Helene Pelletier nënvizon rëndësinë e një periudhe tranzicioni pas zgjimit. Ajo thotë se fillimi i menjëhershëm i punës rrit mjegullimin mendor për shkak të...