Tragjedi në Bruklin të New Yorkut: Vritet kosovari teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

Tragjedi në Bruklin të New Yorkut: Vritet kosovari teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

Mbikëqyrësi i një pallati apartamentesh në Bruklin të New Yorkut, u vra pasi u përpoq të luftonte me dikë që po vidhte pako në hollin e ndërtesës.Viktima raportohet se është kosovar. Policia u thirr në lidhje me një sulm brenda ndërtesës në Ocean Avenue në Flatbush menjëherë pas orës 8 të mëngjesit të së mërkurës. Oficerët që morën pjesë në ngjarje gjetën një burrë që kishte pësuar lëndime në kokë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings në gjendje kritike, raporton NBC. Viktima, e identifikuar nga anëtarët e familjes si 41-vjeçari Burim Havolli, vdiq më vonë nga plagët e marra, tha policia. Sipas fqinjëve, Havolli ishte mbikëqyrësi i ndërtesës dhe u sulmua ndërsa përpiqej të ndalonte një të dyshuar që të vidhte pako...