Audituesja: Ja si po abuzohet me fondet publike përmes kontratave pa mbulesë financiare

Audituesja: Ja si po abuzohet me fondet publike përmes kontratave pa mbulesë financiare

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka lëshuar një alarm të fortë për mënyrën e menaxhimit të fondeve publike, duke zbardhur një sërë shkeljesh flagrante që dëshmojnë për një skemë të mirëfilltë abuzimi. Sipas të dhënave të bëra publike, buxheti i shtetit dëmtohet rëndë përmes ndryshimeve me akte normative, procedurave të prokurimit jashtë afateve ligjore dhe presioneve mbi vetë audituesit. Gjetjet e fundit të institucionit më të lartë të auditimit në vend nuk janë më thjesht akuza politike, por fakte të dokumentuara që tregojnë një keqmenaxhim alarmant të financave publike. Meri Lika, audituese ligjore nga studioja e “Kafe Shqeto” tregoi se një nga problematikat kryesore të evidentuara është manipulimi i buxhetit. Sipas raportit, ka ndryshime të shumta mes buxhetit fillestar dhe atij përfundimtar, të cilat...