Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kërkon lirinë/ Apeli i GJKKO, shqyrton sot kërkesën e Metës për ndryshimin e masës së sigurisë
Apeli i GJKKO do të shqyrtojë sot kërkesën e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë. Seanca u shty për sot, në 09:00, për shkak të kërkesës së avokatit të Metës për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani me argumentin se muajin e kaluar kishte gjykuar çështjen për revokimin e masës, e cila vendosi mospranimin. Avokati Kujtim Cakrani tha se gjyqtarja nuk mund të gjykojë të njëjtin person për dy kërkesa të ndryshme. Kreu i PL i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese për masën e sigurisë. Meta pretendon se vendimet e 3 shkallëve të gjyqësorit që e kanë lënë në qeli, janë antikushtetuese, pasi shkelin Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se po mbahet në qeli pa akuzë. Më 11...