Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

Në tenderin për ndërtimin e seksionit të dytë të autostradës në Mal të Zi janë paraqitur një kompani nga Kina dhe tri konsorciume: dy kineze dhe një turko-azerbajxhanase. Një nga pjesëmarrësit në tender është China Communications Construction Company (CCCC), e cila është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Nga Kina janë edhe dy konsorciume të tjera: Shandong Foreign Economic & Technical Cooperation – Shandong Luqiao Group dhe PowerChina-Stecol. Konsorciumi i tretë është turko-azerbajxhanas, Cengiz–Azvirt, i cili është i pranishëm në rajon prej më shumë se një dekade përmes kompanive amë. Fillimi i ndërtimit të seksionit të dytë nga Matesheva deri në Andrijevicë, në veri të Malit të Zi, është planifikuar për fundin e vitit, ndërsa punimet është parashikuar se do...