“Ditë historike”, Rama shpërndan fotoalbumin nga mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Itali

“Ditë historike”, Rama shpërndan fotoalbumin nga mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Itali

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale duke shpërndarë fotoalbumin e vizitës së tij në Romë ku u zhvillua edhe mbledhja e parë ndërqeveritare Shqipëri-Itali. Kreu i qeverisë ka përsëritur se e enjtja ishte një ditë historike. “Dhe me fotoalbumin nga Roma, në ditën historike të marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ku u zhvillua dje mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama në Facebook. Kryeministri Edi Rama dhe 11 ministrat e kabinetit të tij u pritën me një ceremoni zyrtare në Vila Doria Pamphili, rezidencë shekullore në Romë, nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni. Pas ekzekutimit të himneve dhe një takimi kokë më kokë mes Ramës dhe Melonit, u bë edhe nënshkrimi...