“Urime dhe suksese!”, Bajram Begaj uron kuqezinjtë për arritjen historike

“Urime dhe suksese!”, Bajram Begaj uron kuqezinjtë për arritjen historike

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar kuqezinjtë për arritjen historike, atë të fazës play-off në Kupën e Botës. Begaj ka ripostuar në Facebook golin e Kristjan Asllanit, i cili çoi peshë zemrat e shqiptarëve në minutën e 67-të, duke realizuar golin e fitores dhe të suksesit historik. “Suksese dhe urime kombëtares”, shkruan Begaj. Kujtojmë që Shqipëria ka edhe një sfidë të mbetur në kualifikueset e Kupës së Botës përballë Anglisë, e cila në rast fitoreje mund ta rendisë Shqipërinë në vendet e dyta më të mira, duke i dhënë mundësinë që ndeshja e parë e fazës play-off ta luajë në “shtëpi”.