Shehu: Tani mendojmë për “play off’-in, ëndrra e madhe është Botërori

Shehu: Tani mendojmë për “play off’-in, ëndrra e madhe është Botërori

14 Nëntor 2025 7:34 Alfred Lleshi Julian Shehu është kthyer në titullar të padiskutueshëm për Sylvinho. Madje, edhe kur nisin zëvendësimet, ai nuk preket te Shqipëria. Pas fitores 1-0 ndaj Andorrës, mesfushori ynë kuqezi u shpreh: “Debutimi ndaj Andorrës, ndeshjen e parë? Të them të drejtën në ndeshjen e parë nuk e mendoja se do të jemi këtu. E dinim që ishte e vështirë, por ka qenë rrugëtim i bukur shumë. Nuk kam fjalë. Falënderoj ekipin, sepse pa të nuk do të ishim këtu. E kemi merituar të jemi këtu. Kemi bërë ndeshje të mira dhe të bukura, duhet ta shijojmë pak këtë moment. Falënderoj tifozët, sepse na u duk sikur po luanim në shtëpi sot. Ishte arritje ndër më të mëdhat e futbollit në Shqipëri....