Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Më 11 janar mund të mbahen zgjedhjet në katër komunat ku nuk u arrit censusi
Partitë po bëjnë kalkulimet brenda partiake, për datën dhe mënyrën se si do të garojnë në zgjedhjet e përsëritura lokale, në katër komunat ku nuk u arrit censusi. Sipas numrit një të Kuvendit, Afrim Gashi, data më e pranueshme është 11 janari, por po bëhen konsultime përpara se të bëhet shpallja nga ana e tij. “Data më e pranueshme do të ishte 11 janari, por jam në konsultime e sipër, që të kemi dakordancë dhe njëkohësisht të jemi brenda afateve ligjore për organizimin e zgjedhjeve“, tha Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit. Edhe krerët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së thonë se këto çështje tashmë po diskutohen brenda partive, duke mos precizuar data. “Po e hapëm atë temë dhe është logjike që do të flasim për atë temë”,...