No Image Available

INTERVISTA E PLOTË/ Rama: Veliaj do të jetë kryebashkiak i Tiranës deri në 2027! Nuk kam ende një bir politik të më vrasë

Intervista e plotë e kryeministrit Edi Rama në ‘Real Story’ për gazetarin Sokol Balla Sokol Balla: Mirëmbrëma dhe mirësevini në Real Story. Ju flas live nga Roma, këtu ku qeveria shqiptare zhvilloi për herë të parë një takim historik dypalësh me qeverinë italiane ku u nënshkruan me dhjetëra marrëveshje. Por për më tepër përbën një moment simbolik në raportet midis dy vendeve, tashmë qe Italia po konfirmohet si zyrtarisht si sponsori kryesor i Integrimit Europian të Shqipërisë. Unë jam në shoqërinë e kryeministrit të vendit zotit Edi Rama. Zoti Rama,mirëmbrëma. Faleminderit që gjetët kohë për të folur me ne sonte Edi Rama: Mirëserdhët, mirëmbrëma! Sokol Balla: Mirëserdhët në Romë! Gjithsesi ky tani është kryeqyteti juaj. Në fakt sot bëtë një deklaratë shumë të fortë në...