“Do të përkeqësohen marrëdhëniet!”, mosbesimi midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë mbetet i thellë

“Do të përkeqësohen marrëdhëniet!”, mosbesimi midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë mbetet i thellë

Ndasia midis komunitetit serb dhe atij shqiptar në Kosovë vazhdon të jetë e thellë, ndërsa marrëdhëniet ndërmjet tyre rëndohen edhe më shumë nga mosbesimi i madh, sipas një hulumtimi të organizatës joqeveritare Qendra për Veprime Shoqërore (CASA). Hulumtimi me titullin “Raporti mbi indeksin e besimit për gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë”, u prezantua më 13 nëntor në Prishtinë. Në këtë hulumtim u anketuan 800 veta, 500 nga komuniteti shqiptar dhe 300 nga ai serb. Hulumtimi bazohet në perceptimet e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë për njëri-tjetrin, faktorët kryesorë që ndikojnë në marrëdhëniet e tyre dhe perspektivat për përmirësimin e tyre. Më shumë se gjysma e të anketuarve nga komuniteti serb, mbi 51 për qind, besojnë se marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë do...