Shqipëria, “prek” Botërorin/ Kombëtarja fiton në Andorrë, kualifikohet në Play Off

Shqipëria, “prek” Botërorin/ Kombëtarja fiton në Andorrë, kualifikohet në Play Off

Realizuam gjysmën e ëndrrës së madhe. Ndoshta më shumë se kaq, ndërsa Shqipëria kaloi me sukses fazën e grupeve me 7 ndeshje deri tani nga 8 gjithsej, duke siguruar kualifikim për në play off për Kupën e Botës. Nëse në mars do të arrijmë dy fitore të tjera, do të jemi për herë të parë në finalet e një Botërori, diçka që nuk e kemi arritur kurrë, as kur I jemi afruar në epokën e Agustin Kolës e Arbën Mingës në mesin e viteve 80-të të shekullit të kaluar, si dhe 6 vjet më parë. Suksesin vërtet shumë të madhe e morëm me golin e shkëlqyer të Kristian Asllanit, pas një aksioni gjithashtu të shkëlqyer nisur nga Nedim Bajrami dhe me asist të Myrto Uzunit....