Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Shqipëria ia del, siguron zyrtarisht biletën për në play-off… falë edhe Anglisë (video)
Shqipëria ka siguruar zyrtarisht biletën për vendin e dytë në grupin K, që të dërgon në play-off dhe një hap më afër Kupës së Botës 2026. Shqipëria vuajti shumë në transfertën ndaj Andorrës, por në fundi fioi 0-1 dhe mori 3 pikët e arta. Kuqezinjtë e nisën në sulm takimin, Arbër Hoxha del bukur në krahun e majtë, por ndalet në fund nga portieri vendas. Në minutën e 12-të, ishte Manaj që kishte një mundësi të mirë, por goditja e tij bllokohet nga mbrojtësit vendas. Në minutën e 16-të, Asllani provon nga goditja e dënimit, por topi përfundon pak mbi portë. Në minutën e 22-të, një gjysmë krosim apo goditje e bukur e Hoxhës por që nuk pati harkun e duhur, përfundon afër shtyllës. Në...