Spahiu: PD nuk protestoi në këto 6 muaj për zgjedhjet, por u kujtua kur SPAK mori Berishën për 21 janarin

Spahiu: PD nuk protestoi në këto 6 muaj për zgjedhjet, por u kujtua kur SPAK mori Berishën për 21 janarin

Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar protestën e PD që do të zhvillohet ditën e hënë në orën 18:00 para Kryeministrisë. Në një lidhje skype për emisonin ‘Frontline’ në Report Tv mbrëmjen e sotme, tha se PD nuk protestoi për zgjedhje për të cilat pretendoi se u vodhën, por proteston tani kur SPAK do të marrë në pyetje Berishën për 21 janarin.‘Që nga 11 maji janë bërë shumë thirrje për protesta dhe këtë herë nuk e dimë nëse do të mbahet. Pse nuk ndodhi pas zgjedhjeve kur u tha se kishte vjedhje votash. Pse i gjithë popull që u manipulua nuk doli që të mbrojë voton. Pse ndodh të hënën? A ka një ngjarje më të rëndësishme se humbja e zgjedhjeve, e vetmja ngjarje këtë javë...