Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
VIDEO/ Asllani shkruan historinë, na kualifikon në “play-off”-in e Botërorit
Kombëtarja e Shqipërisë do luajë sot një takim historik përballë Andorrë. Ky është takimi i parafundit i vlefshëm për kualifikueset e Grupit K në Botërorin 2026. Në orën 20:45, e gjithë vëmendja nuk është vetëm në Andorrë. Paralelisht me këtë takim do të luhet Angli-Serbi, ku nga anglezët e kualifikuar gjithsesi pritet vetëm fitorja. Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare. Silvinjo ka vendosur për titullarët, që ëndërrojnë të shkruajnë historinë dhe të marrin pjesë në fazën “play off”. Janë zgjidhur dilemat e sulmit për këtë takim. Hoxha, Manaj dhe Broja do udhëheqin repartin ofensiv. LIVE ANDORRA-SHQIPËRI 0-168′ Asllani NGJARJET KRYESORE 90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Shqipërisë. 90’ Jepen 3 minuta shtesë. 86’ Lopez, Babot dhe San Nikolas lënë fushën e lojës për Remolins, Ferreira...