Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Pjesa e parë Andorrë-Shqipëri mbyllet pa gola
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Andorrë-Shqipëri me rrjeta të paprekura. 45-minutëshi i parë ishte pa emocione, ndërkohë që rastet e pastra munguan për kuqezinjtë deri në minutën shtesë, kur Berat Gjimshiti goditi traversën pas një goditjeje këndi. Lajmi i vetëm i mirë është që paralelisht Anglia po fiton ndeshjen e saj ndaj Serbisë, me pjesën e parë të mbyllur 1-0 për “Tre Luanët”, falë golit të Bukayo Saka. Aktualisht, Shqipërisë do t’i duhej vetëm një gol për të hyrë zyrtarisht në playoff-in e Botërorit.