Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës
Shqipëria kalon në avantazh ndaj kundërshtarit të tij Andorra në pjesën e dytë në minutën e ’67. Goli u shënua nga Kristjan Asllani. Prej orës 20:45 po luhet sfida mes ekipit kuqezi dhe Andorrës në ndeshjet për të siguruar plej ofin për të shkuar në Kupën e Botës. Kuqezinjtë kanë statistikat me 6 fitore, 1 barazim e vetëm 1 humbje, por që nga disfata 0-2 në 2002, kemi gjashtë rezultate të dobishme radhazi, ndër to 5 fitore. Të besuarit e Sylvinhos janë Strakosha, Hysaj, Gjimshiti (C), Ajeti, Mitaj, Asllani, Laçi, Shehu, ndërsa në sulm luajnë Broja, Hoxha, Manaj.