Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Marrëveshjet Shqipëri-Itali, Gjokutaj: Meloni i dha “morfinë” Ramës për ta lehtësuar nga situata e rëndë politike
Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në studion “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar marrëveshjet e firmosura këtë të enjte në Itali mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni. Gjokutaj tha se marrëveshjet e sotme ishin si “morfina” që Italia i dha Ramës, për t’i dhënë mundësinë të marrë pak frymë pas situatës së rëndë politike në të cilën ndodhet. Pjesë nga biseda: Gjokutaj: Rama ishte fizikisht në Itali, por mendjen e kishte në Shqipëri. Ajo që e nxin në atë takim është fakti që shkon atje me zëvendësen e tij të pandehur rast që nuk ka për të ndodhur më. Borakaj: Prezumimi i pafajësisë? Gjokutaj: Ke shumë të “prezumuar”… Sa i përket marrëveshjeve, ne urojmë të...