Akuza e fortë e Malajt: Ardi Veliu pajisi policët me SKY ECC. Batuta e gazetares: “E bëri për të zbuluar krimin”

Akuza e fortë e Malajt: Ardi Veliu pajisi policët me SKY ECC. Batuta e gazetares: “E bëri për të zbuluar krimin”

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, ka hedhur akuza të forta në drejtim të Policisë së Shtetit, ndërsa ishte i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Malaj deklaroi se ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë në Rinas tregon se krimi vazhdon të ketë lidhje të forta me Policinë e Shtetit. Ai akuzoi ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, se sapo mori detyrën, pajisi policët me aplikacionin SKY ECC. Moderatorja Borakaj, me humor, shtoi: “I pajisi për të zbuluar krimin, pra.” Pjesë nga biseda: Malaj: Shumë ngjarje kriminale në Shqipëri janë zbuluar pas futjes në punë të satelitëve. Moszbulimi i kësaj ngjarjeje do të tregojë se ka lidhje të drejtpërdrejtë me Policinë e...