Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
A do shkojë Berisha në SPAK? Gjokutaj: Lojë e njohur tashmë, sa herë janë në hall këta nxjerrin 21 janarin! Pa SPAK do kishte rënë qeveria
Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, se thirrja e Berishës për 21 janarin po bëhet për të mbuluar skandalet. Sipas tij, kjo ngjarje është hetuar njëherë, por thjesht rikthehet në vëmendje sa herë qeveria është në hall. Pjesë nga biseda: Gjokutaj: Çështja është proceduriale. Kollaj të thuash buçet Tirana. Borakaj: Unë e kam në telefon. Gjokutaj: Si mund të shkosh i paftuar? Të paktën këta të nxjerrin ftesën e njoftimit. Kjo zbulon atë indin më të butë. 21 janari është kthyer nga një çështje juridike në çështje politike. Sa herë ka temperaturë politike, këta nxjerrin 21 janarin. Jo, po ka qenë një video, ajo video ka qenë gjithmonë. Borakaj: Pse bëhet...