Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Atentati në Rinas/ Dëshmia tronditëse: Kujtuam se po xhirohej film, por kur pashë ngjarjen, përqafova fëmijët
Gazetari Ardit Hoxha komentoi ngjarjen e rëndë të ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, duke e cilësuar atë si një zonë që duhet të ishte ndër më të sigurtat në vend. Ai tregoi në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se një i afërm i tij ndodhej rreth 100 metra larg vendit të krimit në momentin e ngjarjes dhe fillimisht mendoi se po xhirohej një film, pasi ajo zonë përdoret shpesh për produksione filmike. Hoxha tregoi se i afërmi i tij ishte tmerruar dhe kishte shkuar direkt të përqafonte fëmijët. Pjesë nga biseda: Tafani: Krimi është forcuar politikisht. Hoxha: Ajo zonë aty ku ndodhi krimi, duhet të jetë zona më e sigurt. I afërmi im ka qenë larg 100 metra në ato momente kur ndodhi...