Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
A do të flasë Lulzim Basha në SPAK për 21 janarin? Ja çfarë thotë gazetari në Quo Vadis
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha u thirr një javë më parë në SPAK, pas rihapjes së hetimit për çështjen e 21 janarit, ndërkohë që këtë të premte është thirrur të dëshmojë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, dy nga personat më të pushtetshëm të kohës. A do të flasë ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha për 21 janarin e vitit 2011? Kjo ishte pyetja e drejtuar nga moderatorja Pranvera Borakaj në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus këtë të enjte. Gazetari Ardit Hoxha tha se, pavarësisht asaj që ka ndodhur mes Berishës dhe Bashës nga viti 2021 e deri më sot, ky i fundit do të qëndrojë stoik, duke mos dalë kundër ish-shefit të tij. “Pavarësisht asaj që ka ndodhur mes zotit Basha dhe zotit Berisha nga 2021 e deri...