Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Prapaskenat në Rinas, Lala: Shullazi e kishte paralajmëruar Danin se i rrezikohej jeta
Gazetarja Klodiana Lala flet për atentatin që tronditi vendin, ku thotë se Gilmando Dani është paralajmëruar nga Emiljano Shullazi se duhet të bënte kujdes pasi i rrezikohej jeta. Sipas Lalës autorë të vrasjes së njeriut më të besuar të Emiljano Shullazit mund të jenë disa grupe, pasi në të shihet një bashkëpunim i disa strukturave. ”Burimet e mia thonë se Emiljano Shullazi e kishte paralajmëruar Gilmando Danin që të bënte kujdes sepse i rrezikohej jeta. Ai kishte kaluar me syze optike dhe nuk ka patur makinë të blinduar. Makina është shumë luksoze dhe është vendosur me xham vullkanik, por nuk ka qenë makinë e blinduar. Ai nuk kishte marrë masa se mund të ishte në rrezik. Bëhet fjalë për pak metra larg terminalit VIP, që...