Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

Policia ka identifikuar gruan e cila u gjet pasditen e kësaj të enjte e mbytur në lumin Shkumbin. Viktima është identifikuar si shtetasja me iniciale D. B, 55 vjeçe e cila ishte strehuar në një qendër sociale nga ku ishte larguar sot rreth orës 15:00. Dyshohet se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor. “Rreth orës 17:30, në lumin Shkumbin, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në lumë, shtetasja D. B., rreth 55 vjeçe. Kjo shtetase ishte e strehuar në një qendër sociale dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ajo ishte larguar nga qendra rreth orës 15:00 të ditës së sotme”,- njofton Policia.