Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Meloni i konsideroi shqiptarët komb europian, Rama tha se Italia mund të na kërkojë çfarë të dojë/ Çfarë nuk u pa gjatë takimit
Për herë të parë në historinë e miqësisë mes dy vendeve, Shqipëria dhe Italia mbajtën një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, ku firmosën 16 marrëveshje bashkëpunimi. Meloni i konsideroi shqiptarët komb europian, ndërsa Rama tha se Italia mund të na kërkojë çfarë të dojë. Dhe e gjithë, mbledhja e përbashkët u bë pa përkthim, sepse gjuha zyrtare ishte ajo italiane. Ministrat firmosen një marrëveshje partneriteti strategjik dhe 15 marrëveshje të tjera në disa fusha kyçe, si mbrojtja, siguria, infrastruktura dhe shëndetësia. Një ditë historike, e cilësuan të dy kryeministrat duke dhënë mesazhe për marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve fqinje. Takimi në Romë do të pasohet nga një tjetër tryezë e përbashkët, që sipas kryeministres Meloni, do të ketë në fokus kryesor “Korridorin 8”. Një...