“Kreu i PD rrezikon të mbyllet sërish në katin e 8-të”/ Kulluri: Protesta të hënën bëhet nga Rama dhe Berisha

“Kreu i PD rrezikon të mbyllet sërish në katin e 8-të”/ Kulluri: Protesta të hënën bëhet nga Rama dhe Berisha

Teksa ditën e hënë do të mbahet protesta e opozitës, para Kryeministrisë, analisti Edvin Kulluri befason me deklaratën e tij. Ai tha sot në Log në News24 se protesta është ‘marrëveshje’ apo pazar mes Ramës dhe Berishës, për të hapur një cikël destabiliteti. “Parlamenti para Kryeministrisë, është një çadër nr.2. Një projekt i dështuar i çadrës. Autori ka qenë Berisha, nuk është e huazuar. Do jetë tendë me andrra, me qepje. Besoj se tre janë arsyet kryesore që po mbahet protesta; zgjedhjet e datës 9. Janë katastrofë, që nga pjesëmarrja, apo dhe rëndësia që kanë kryetarët e bashkive, vlejnë sa drejtorët. Nuk kanë vlerë të madhe. Vlora, ka qenë simbolikë, ka qenë e parë. Kjo tregoi se sistemi ka rënë. Kjo elitë ka marrë grusht...