Shqiptarët pushtojnë Andorrën/ Momente emocionuese gjatë himnit

Shqiptarët pushtojnë Andorrën/ Momente emocionuese gjatë himnit

Momente emocionuese u regjistruan para nisjes së sfidës mes Andorrës dhe Shqipërisë. Gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar, stadiumi u përfshi nga një atmosferë elektrizuese, teksa mijëra tifozë kuqezinj, që kishin mbushur shkallët e impiantit, kënduan njëzëri himnin shqiptar. Koret, flamujt dhe emocionet e përbashkëta krijuan një skenë të paharrueshme, që tregoi edhe një herë dashurinë e madhe të shqiptarëve për kombëtaren e tyre, pavarësisht distancës apo kundërshtarit.Një fillim simbolik e plot frymëzim për kuqezinjtë, të cilët u ndjenë si në shtëpi në zemër të Andorrës.