Departamenti Thesarit: Luftar Hysa ka dhënë intervistë (VIDEO momenti për Ramën)

Departamenti Thesarit: Luftar Hysa ka dhënë intervistë (VIDEO momenti për Ramën)

  Departamenti amerikan i Thesarit ka zbuluar një detaj tejet interesant në njoftimin për Sanksionimin e organizatës së krimit “Hysa”, me Luftar Hysën në krye. Luftar Hysa, njeriu që dy vite më parë u prit në zyrën e Edi Ramës në kryeministri, përmendet si njeri që ka dhënë edhe intervista publike në media.   Luftari, i vendosur midis Meksikës dhe Kanadasë, shihet shpesh në mediat publike si një anëtar kryesor i familjes Hysa, duke dhënë intervista publike mbi bizneset e familjes së tij në Meksikë dhe Evropë” – thuhet mes të tjerash në njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit. Kujtojmë se Luftar Hysa ka dhënë një intervistë në emisionin “Opinion”, ku ka folur edhe për takimin me kryeministrin Edi Rama. “Kam dashur ta takoj Edi...