Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Një avion i vogël turk rrëzohet në Turqi, humb jetën piloti
Turqia është goditur nga një tjetër tragjedi ajrore. Pas rrëzimit të avionit ushtarak në kufirin me Gjeorgjinë dy ditë më parë, me 20 viktima, sot u raportua për një tjetër rënie dhe këtë herë një mjet fluturues zjarrfikës. Avioni zjarrfikës turk AT802 është rrëzuar në Kroaci. Lajmi vjen në ditën e riatdhesimit të trupave të 20 personelit të Forcave Ajrore Turke, që u vranë në rrëzimin e C-130 në kufirin Gjeorgji-Azerbajxhan. Sipas Ministrit të Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Yumakli, rrënojat e avionit zjarrfikës u gjetën pranë qytetit Senj, Kroaci. Raportohet se piloti ka humbur jetën. “Shpreh ngushëllimet dhe lutjet e mia familjes dhe të dashurve të pilotit tonë që humbi jetën në këtë aksident tragjik. Ngushëllimet e mia organizatës sonë pyjore dhe njerëzve tanë të...