Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Takim bilateral me Zv.Kryeministrin italian, Spiropali: Bashkëpunim shumëplanësh në të gjitha fushat ku jemi partnerë strategjikë
Është mbajtur sot në Romë takimi i parë mes dy qeverive, asaj italiane dhe shqiptare, ku janë firmosur 16 marrëveshje. Ministrja për Europën Elisa Spiropali ka reaguar në rrjetet sociale pas mbledhjes, teksa shfaqet në krah të Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Antonio Tajani, ndërsa shprehet se mes dy vendeve do të vijojë bashkëpunim shumëplanësh në të gjitha format ndërkombëtare ku Shqipëria dhe Italia janë partnerë strategjikë. “Me mikun e shqiptarëve, Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Antonio Tajani për thellimin e bashkëpunimit shumëplanësh në të gjitha fushat dhe forat ndërkombëtare ku Shqipëria dhe Italia janë partnerë strategjikë në qëndrim e veprim. Mes prioriteteve tona strategjike është edhe Korridori VIII-të, me rëndësi për ndërlidhjen, tregtinë si dhe sigurinë e kontinentit. E falenderova Ministrin Tajani...